Tenderi për penj kirurgjikalë i kushton ShSKUK-së mbi 200 mijë euro
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me marrëveshje.
Këtë herë, ShSKUK është furnizuar me penjë kirurgjikalë, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit zyrtar, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 218,485.83 euro, ndërsa kontrata është dhënë për shumën prej 217,834.24 euro.
Tenderi në fjalë është për kohëzgjatje për 3 muaj.

Operatori ekonomik që ka fituar tenderin është kompania N.SH.T. “NERAMED”, e cila do të realizojë kontratën në përputhje me kushtet dhe specifikimet e përcaktuara nga autoriteti kontraktues.
Bazuar në të dhënat e publikuara, vlera e kontratës së nënshkruar është rreth 651.59 euro më e ulët se vlera e parashikuar fillestare.
SHSKUK vazhdon të mbetet institucioni kryesor publik shëndetësor në vend, duke menaxhuar dhe koordinuar shërbimet spitalore dhe klinike në nivel kombëtar. /IndeksOnline/

