75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / F.R

Ekskluzive/ Sonte finalja e madhe e ‘FermaVip’, Adioni tregon fituesin e tij dhe flet për raportin me Olën

Finalja e madhe e “Ferma VIP” mbahet sonte dhe emocionet janë në kulm, ndërsa publiku pret të mësojë emrin e fituesit të këtij edicioni.

Në një prononcim ekskluziv për Indeksonline, ish-fermeri Adioni ka ndarë mendimet e tij për finalistët, eksperiencën në fermë dhe raportet që ka ndërtuar gjatë rrugëtimit të tij.

Sipas tij, fituesi më i merituar i këtij edicioni është Vis Pupa.

“Per mendimin tim duhet me fitu Vis Pupa, me puntori, ka fitu tgjitha sfidat, ka folur vetem fjal me vend, pra nese eshte ky Reality Show ndryshe nga te tjeret siç edhe na kanë thënë atëherë askush se meriton fitoren ma shum se Visi”, u shpreh Adioni.

I pyetur nëse ndonjë nga fermerët ka qenë “false” gjatë lojës, ai zgjedh të mos etiketojë askënd, duke theksuar se shumë prej banorëve kanë luajtur role të caktuara si pjesë e strategjisë për të qëndruar më gjatë në garë.

Sa i përket miqësive të krijuara, Adioni thotë se nuk mban hatërmbetje ndaj askujt dhe dëshiron të ruajë raportet me të gjithë ish-banorët.

“Çfarë ka ndodhur në fermë, ka mbetur aty. Jashtë nuk mbaj inat për asgjë dhe vazhdoj t’i respektoj të gjithë,” tha ai.

Një nga temat që ka ngjallur më shumë interes është raporti i tij me Olën pas daljes nga reality show. Për këtë, Adioni u përgjigj shkurt, por mjaftueshëm për të lënë të kuptohet se gjërat po ecin mirë:

“Për mashallah.”

Ai gjithashtu tregon se nuk do të ndryshonte asgjë nga loja e tij, duke u shprehur krenar për mënyrën se si është paraqitur para publikut.

“Kam qenë pa filtra dhe pa lojë. Besoj se publiku e ka vlerësuar faktin që kam qenë vetvetja nga dita e parë deri në fund,” përfundoi Adioni./Indeksonline/