Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar pas debatit të krijuar në lidhje me aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke mohuar pretendimet se ngjarja lidhet me praninë e dheut në rrugë.
Basha tha se kontratat e nënshkruara nga ministria kanë të bëjnë me sanimin e plotë të skarpatave në tri segmente të autostradës, e jo vetëm me largimin e dheut, siç është raportuar dhe pretenduar nga kundërshtarët politikë.
Sipas tij, në momentin kur ndodhi aksidenti fatal gjatë fundjavës, autostrada kishte qenë e pastruar nga dheu.

