Pas dhjetë vitesh martesë, po ndahet çifti i njohur
Këngëtari i muzikës kantri Jelly Roll dhe gruaja e tij Bunnie XO po divorcohen pas pothuajse dhjetë vitesh martesë.
Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga TMZ, divorci u paraqit më 18 maj në Tennessee, transmeton Indeksonline.
Burime pranë çiftit deklarojnë se vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë dhe se ata duan t’i mbajnë detajet private.
Lajmi i habiti shumë fansa sepse vetëm pak javë më parë ata ishin shfaqur së bashku në Grammy Awards, ku Jelly Roll fitoi çmimin për albumin më të mirë bashkëkohor country.
Në fjalimin e tij, ai falënderoi posaçërisht gruan e tij për mbështetjen e saj. “Dua të falënderoj gruan time të bukur. Pa ty, nuk do të kisha qenë kurrë në gjendje ta ndryshoja jetën time. Do të kisha përfunduar i vdekur ose në burg”, tha ai në atë kohë, raporton Unilad.
Lidhja e tyre filloi në vitin 2015, pasi u takuan në një koncert në Las Vegas. Në atë kohë, Jelly Roll, emri i vërtetë i të cilit është Jason DeFord, po përpiqej të ndërtonte një karrierë muzikore, po vuante financiarisht dhe jetonte në një furgon, ndërsa Bunnie XO punonte si një zonjë eskorte e klasit të lartë, diçka për të cilën ajo foli hapur më vonë. Lidhja u zhvillua shpejt dhe çifti u martua në vitin 2016 në Kapelën e famshme të Dasmës Little White në Las Vegas./Indeksonline/


