Shkëndija zyrtarizon largimin e Latifit
Liridon Latifi është larguar nga Shkëndija e Tetovës.
Ai i dha fund aventurës së tij dyvjeçare me klubin kuqezi, e cila kishte qenë e suksesshme.
“Pas dy viteve bashkëpunim të suksesshëm, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë për rrugëtimin e përbashkët, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e Shkëndijës.
Latifi, ju bashkua Shkëndijës në vitin 2024 ku bëri 78 paraqitje dhe shënoi 16 gola dhe 10 asistime, ku arriti të fitonte titullin në Maqedoninë e Veriut si dhe çoi klubin tetovar në fazën play-off të raundit eliminator të Conference League./IndeksOnline/

