75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 16 Qershor 2026 / AR

Nisin xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, i mbështetur nga QKK

Më 14 qershor 2026 kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, një projekt i ri filmik me skenar dhe regji nga Mjellmë Istrefi, ndërsa producent është Shkumbin Istrefi.

Në kastin e filmit marrin pjesë aktorët Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Blerta Ismaili, Selman Jusufi, Orgeta Brahimi, Liza Curri, si dhe të tjerë.

Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Filmi është prodhim i Mayfly Productions dhe realizohet me mbështetjen e Qendra Kinematografike e Kosovës.