75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 16 Qershor 2026 / P M

Bie çmimi i naftës në Shqipëri

Bordi i Transparencës i Shqipërisë ka caktuar çmimeve të reja për shitjen e karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit.

Sipas vendimit, çmimi i naftës nuk duhet të kalojë mbi kufirin 180 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë është caktuar jo më shumë se 168 lekë për litër.

Nga të dhënat e Bordit vihet re se, çmimi i naftës është ulur me tre lekë/litër.

Kurse çmimi i shitjes me pakicë i benzinës nuk do të tregtohet mbi 168 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër.