U “zhdukën” nga eventet, çifti i famshëm sërish në tapetin e kuq
Kanë kaluar pothuajse pesë vjet që kur Zendaya (29) dhe Tom Holland (30) ecën për herë të fundit së bashku në tapetin e kuq, kështu që nuk është çudi që mbërritja e tyre në Madrid këtë javë ka tërhequr shumë vëmendje.
Një nga çiftet e reja më të famshme të Hollivudit u shfaqën të buzëqeshur dhe të relaksuar në promovimin e filmit të tyre të ri “Spider-Man: Brand New Day”, transmeton Indeksonline.
Çifti njihet për mbajtjen larg medias të lidhjes së tyre afatgjatë dhe në muajt e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë spekulime për një fejesë dhe madje edhe një martesë të mundshme sekrete.
Ata u shfaqën së bashku për herë të fundit në tapetin e kuq gjatë promovimit të filmit “Spider-Man: Far From Home” në vitin 2021. Ndërkohë, ata kanë promovuar kryesisht projektet e tyre veçmas, megjithëse shpesh e kanë mbështetur publikisht njëri-tjetrin.
Historia e tyre filloi në sheshxhirimin e filmit “Spider-Man: Homecoming”. Holland ishte një aktor i ri britanik që kishte fituar një nga rolet më të lakmuara në Hollywood, ndërsa Zendaya ishte tashmë e njohur për publikun falë projekteve të saj në Disney dhe karrierës muzikore./Indeksonline/


