75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 16 Qershor 2026 / AR

Loredana në lot/ Kush fshihet pas mesazhit emocional?

Një dedikim i ngrohtë prindëror ka bërë që ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, të përlotet në mes të ditës. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një imazh të bisedës që ka pranuar nga nëna e saj.

Në këtë mesazh, nëna e Loredanës i dedikon fjalë plot krenari për rritjen dhe pjekurinë e saj. “Tani je bërë e rritur; ke mësuar të jetosh në mënyrën tënde dhe të përballesh me të panjohurën me guximin tënd”, shkruhet ndër të tjera në tekst, duke i kujtuar asaj se edhe pse nuk mund të jetë pranë saj në çdo çast, dashuria e nënës e mbron si drita e yjeve.

Më tej, nëna ka përcjellë edhe lutjet më të mira e të sinqerta për rrugëtimin e të bijës, duke kërkuar që Zoti ta udhëzojë në çdo hap dhe ta mbrojë nga çdo rrezik.

Përmbi foton e bisedës, Loredana ka vendosur një mbishkrim që tregon qartë se sa shumë e ka prekur ky gjest. “Si mbahen lotët në këto raste?”, ka pyetur ajo publikisht, duke zbuluar se fjalët e nënës e kanë përlotur plotësisht.