75 Mall Live Search
20:15 / E Martë, 16 Qershor 2026 / MSH1

Trump në samitin e G7: SHBA do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij do të jetë “së shpejti” në gjendje të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë, gjatë Samitit të G7, që po zhvillohet në Évian të Francës.

Sipas tij, lehtësimet e mëhershme të sanksioneve janë bërë për të mos penguar rrjedhën e naftës, por tani, me ndryshimin e situatës, SHBA ndodhet në pozitë për t’i rikthyer ato, raporton euronews.

“Do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë sepse nafta tani po rrjedh. Ne hoqëm sanksionet sepse nuk donim të pengonim rrjedhën e naftës, prandaj jemi në pozitë t’i rikthejmë së shpejti,” tha Trump.

Në Samitin e G7 po diskutohen lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, ndërsa rikthimi i mundshëm i sanksioneve ndaj Rusisë ka nxitur reagime nga Ukraina dhe aleatët e saj.