75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 16 Qershor 2026 / Gj Sh

Franca nuk fal, Senegali dorëzohet

Franca e ka nisur me fitore Kupën e Botës 2026.

Nënkampioni në fuqi, në ndeshjen e parë e mposhtën kombëtaren e Senegalit, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Edhe pjesa e parë në ”MetLife Stadiu” në New Jeresy, u mbyll pa gola, në pjesën e dytë u shënuan katër gola.

Kylian Mbappe i dha epërsinë trekolorëve në minutën e 66-të.

Bradley Barcola dyfishoi rezultatin në minutën e 82-të, duke siguruar fitoren e Francës.

Ibrahim Mbaye me golin e shënuar në 90+5 tentoi të rikthente Senegalin në lojë, por Mbappe në aksionin e radhës i humbi ato shpresa, duke shënuar golin e dytë personal./IndeksOnline/