E çuditshme! Olise ”Man of the Match”, a e meritoi?
Michael Olise ka fituar çmimin ”Man of the Match” në ndeshjen Francë – Senegal.
Trekolorët shënuan fitore me rezultat 3-1, me dy gola të shënuar nga Kylian Mbappe dhe një nga Bradley Barcola, shkruan IndeksOnline.
Por ”motorri” i Francës padyshim që ishte Olise.
Anësori i Bayern Munich ishte spektakolar sonte, duke dominuar fushën.
Statistikat e Olise ishin të frikshme, ku ishte më meritori te goli i parë, pasi asistoi për mrekulli te Mbappe.
Ai kishte 100% saktësi në pasime, 14 kalime ndaj kundërshtarëve, gjastë duele të fituara, katër shanse të krijuara, dhe dy driblime të suksesshme./IndeksOnline/

