Publikohen pamje të reja nga vendi i plagosjes në Çagllavicë, dyshohet për shkëmbim zjarri mes dy grupeve
Pamje të reja janë publikuar nga vendi i ngjarjes në Çagllavicë, ku mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një plagosje me armë zjarri.
Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se incidenti ka ndodhur pas një shkëmbimi të shtënash ndërmjet dy grupeve, ndërsa një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Po ashtu, një veturë e tipit Mercedes G-Class dyshohet se ka thyer murin e një shtëpie gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore po qëndrojnë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet dhe hetimet e nevojshme, ndërsa rrethanat e plota të rastit mbeten ende nën hetim./IndeksOnline/

