75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / b l

Numërimi i votave me postë drejt përmbylljes, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

Numërimi i votave me postë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar 96,41% e tyre.

KQZ-ja në përditësimin e fundit njofton se të procesuara janë 215 vendvotime nga 223 sa janë gjithsej.

Sipas rezultateve të deritashme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.97%, duke siguruar edhe mandatin e 53-të.

Pas VV-së, renditet LDK me 12.01%, PDK me 8.25% dhe AAK me 4.15%.

Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për këtë formë votimi.

Të dielën është përmbyllur procesi i vlerësimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërsa janë refuzuar 2,981.