75 Mall Live Search
08:27 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / KV

Arratisja pas plagosjes përfundon me aksident, G-Class mbetet i bllokuar në dalje të Prishtinës (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Feriz Guri” në Çagllavicë, ku pas një incidenti me armë zjarri, një veturë e tipit Mercedes G-Class është aksidentuar gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se automjeti është përplasur fillimisht me murin e një shtëpie dhe më pas me disa vetura të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e përplasjes, vetura ka dalë jashtë rrugës dhe ka mbetur e bllokuar në një livadh.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit, si dhe lidhjen e automjetit me plagosjen e raportuar në Çagllavicë./IndeksOnline/