75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Gj Sh

Austria merr tre pikët e para në Kupën e Botës, fiton ndaj Jordanisë

Austria ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës.

Kombëtarja austriake fitoi me rezultat 3-1 ndaj Jordanisë, shkruan IndeksOnline.

Romano Schmid shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 21-të.

Ali Olwan barazoi shifrat në minutën e 50-të, një gol historik për kombëtaren e Jordanisë, i pari në Kupën e Botës.

Një autogol nga Yazan Al Arab riktheu epërsinë e Austrisë, derisa Marko Arnautovic vulosi fitoren me golin e shënuar 90+12./IndeksOnline/