E konfimuar, Portugalia pa futbollistin kryesor ndaj Kongos
Portugalia sonte do të nis aventurën në Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja portugeze do të përballet me Republikën e Kongos, ndeshje e cila nis nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.
Por trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka njoftuar se mbrojtësi Ruben Dias nuk do të luaj në këtë sfidë.
Ai ka pasur një lëndim të vogël dhe do të pushohet për të shmangur rrezikun.
”Ajo që pësoi Ruben ishte vetëm një dëmtim i vogël gjatë ndeshjes së Nigerisë. Ne bëmë analiza dhe gjithçka është strukturisht e mirë. Tani thjesht duhet të shmangim marrjen e çdo rreziku. Mendoj se, nga ana mjekësore, kemi nevojë që lojtarët të jenë në gjendje të shkëlqyer fizike për Kupën e Botës. Dhe kjo është ajo që do të bëjmë.”, ka deklaruar Martinez./IndeksOnline/

