75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Gj Sh

Roberto Martinez tregon arsyet e largimit nga Portugalia

Roberto Martinez ka konfirmuar largimin e tij nga pozita e trajnerit të Portugalisë, pas përfundimit të Kupës së Botës.

Tekniku spanjoll gjatë konferencës për media para ndeshjes me Kongon në Kupën e Botës, dha shpjegime për këtë vendim, shkruan IndeksOnline.

Martinez tha se kontrata e tij skadon dhe kjo nuk përben lajm, pasi kjo temë është diskutuar disa herë me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Portugalisë.

“Ne kemi folur shumë për këtë në Portugali. Mund të jetë ndryshe këtu, por në Portugali e kemi trajtuar këtë temë disa herë. Fokusi është në vazhdimin e punës së bërë gjatë tre viteve e gjysmë të fundit. Kur mbërrita në Portugali, qëllimi ishte të përpiqesha të fitoja gjithçka çdo ditë, por gjithmonë me fokusin në përgatitjen për Kupën e Botës. Jemi këtu tani, 40 ndeshje më vonë, pasi fituam Ligën e Kombeve, dhe fokusi mbetet saktësisht i njëjtë: Kupa e Botës. Natyrisht, kjo flitet si lajm, por kontrata ime përfundon pas Kupës së Botës. Dhe mendoj se nuk është lajm, është një fakt.”, ka deklaruar Roberto Martinez./IndeksOnline/