75 Mall Live Search
11:06 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shihni se si policia i shtrin përtokë dhe i arreston dy shpërndarësit e kokainës në Shqipëri

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë i koduar “High Class”. Gjatë këtij operacioini janë sekuestruar 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”. Arrestohen në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e “ish-bllokut”.

Në pamjet e shpërndara nga Policia e Tiranës duken dy trafikantët e shtrirë në tokë nga policia. Në pranga kanë rënë Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës si dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.