75 Mall Live Search
20:34 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / AR

Ylli shqiptar i muzikës “tranon” rrjetin me foton nga palestra

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh të ri nga rutina e saj e përditshme në palestër, duke treguar përkushtimin ndaj formës fizike.

Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, ajo shihet e veshur me një set sportiv, teksa pozon para pasqyrës në një ambient palestre, shkruan Indeksonline.

Xhensila njihet për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në skenën muzikore, por edhe për kujdesin ndaj formës fizike dhe jetës së shëndetshme, të cilën shpesh e ndan me publikun përmes postimeve në rrjetet sociale.

Postimi i fundit është komentuar gjerësisht, duke e vendosur sërish këngëtaren në qendër të vëmendjes në rrjet./Indeksonline/