75 Mall Live Search
20:17 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / AR

3 gara, 3 fitore – Edona Llalloshi siguron edhe një mandat si deputete

Këngëtarja e njohur shqiptare Edona Llalloshi ka arritur një tjetër sukses në skenën politike, duke siguruar edhe një mandat të ri si deputete. Ajo ka arritur të grumbullojë më shumë se 31,300 vota.

Me këtë fitore, Llalloshi konfirmon vazhdimësinë e saj të suksesshme në garat zgjedhore, duke e çuar bilancin e saj në “3 gara, 3 fitore”, një rezultat që reflekton mbështetjen e madhe që ajo gëzon nga votuesit, shkruan Indeksonline.

E njohur fillimisht për karrierën e saj muzikore, Edona Llalloshi është pjesë aktive e jetës politike në Kosovë, ku ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve.

Fitorja e fundit shihet si një konfirmim i rolit të saj të konsoliduar në politikë, duke vazhduar angazhimin si përfaqësuese në Kuvend./Indeksonline/