Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 18-të, protestohet te Kryeministria
Protesta kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të 18-të ku qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij investimi.
Qytetarët u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta, flamuj kombëtarë dhe duke shqiptuar parrulla kundër qeverisë dhe klasës politike.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve në shesh, lëvizja qytetare tashmë është strukturuar rreth pesë pikave të panegociueshme drejtuar autoriteteve:
Dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Krijimi i një Qeverie Teknike.
Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike.
Anulimi i plotë i projektit të njohur si “Paketa e Maleve”.

