75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / KV

Rrokulliset me traktor, humb jetën një person afër Kamenicës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në fshatin Ruboc të Kamenicës, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor 2026, rreth orës 18:30, ku viktima, mashkull kosovar, është rrokullisur me traktor dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”./IndeksOnline/