75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / b l

“LDK është më e madhe se çdo interes personal” Krasniqi reagon pas rezultatit të këtij subjekti në zgjedhjet e fundit

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka komentuar rezultatin zgjedhor të LDK-së.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se rezultati i arritur prej 13 në 16% është shumë dobët.

“Na u tha se “bashkimi i madh” do ta kthente fitoren në realitet. Ndërkohë, në terren u krijuan ndarje, u anashkaluan aktivistë që e kanë mbajtur partinë në ditët më të vështira dhe u ushqye ideja se disa janë më të rëndësishëm se të tjerët. Mbi të gjitha i lënduat ata që qëndruan fuqishëm për dekada me radhë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.