75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / AR

Erolldi publikon foto romantike me Diolën nga Greqia: “Mos e bëni për Rolex-in…”

Erolld Belegu ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga pushimet e tij në Greqi, ku po shijon ditët e verës në shoqërinë e Diola Dostit.

Krahas disa fotografive të realizuara buzë detit, ai ka përcjellë edhe një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, shkruan Indeksonline.

“Mos e bëni për Rolex-in. 😛 Bëjeni për lirinë që të krijoni momente si ky, ku koha ngadalësohet, pamja është e paçmueshme dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është kush qëndron pranë jush.”

Erolldi dhe Diola vazhdojnë të ndajnë herë pas here momente nga udhëtimet e tyre, ndërsa fotografitë dhe mesazhet e publikuara prej tyre marrin shpesh vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Kjo paraqitje nga Greqia nuk bëri përjashtim, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e çiftit./Indeksonline/