Habit Nicola, injoron dramën “Beckham”
Nicola Peltz po vazhdon të mos reagojë ndaj zhurmës që ka shpërthyer rreth bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham, pas një reklame që ka ngjallur polemika dhe ka ringjallur tensionet me familjen e tij.
31-vjeçarja, ndryshe nga zakonisht, nuk e ka shpërndarë reklamën e bashkëshortit në rrjetet sociale – një veprim i pazakontë, pasi më herët ajo ka ndarë shpesh postime të tij dhe momente nga jeta e tyre në Los Angeles.
Në vend të kësaj, Nicola është rikthyer në Instagram duke i kushtuar një postim vëllait të saj, Bradley Peltz, të cilin e ka quajtur: “personi im i preferuar në të gjithë botën”.
Ajo ka publikuar një foto të tij duke mbajtur lule dhe ka shkruar se e do shumë, duke tërhequr vëmendjen në mes të debatit publik rreth bashkëshortit të saj.

Mungesa e reagimit të saj për reklamën e Brooklyn ka nxitur spekulime në disa media dhe burime pranë familjes Beckham se ajo mund të ketë një rol ndikues në distancimin e tij nga familja.
Reklama e Brooklyn për shërbimin DoorDash është kritikuar ashpër në rrjet, pasi ai bën një referencë të tërthortë për ndarjen me familjen e tij, duke thënë: “Ndoshta po pyesni pse po e shikoj Kupën e Botës 2026 nga shtëpia… është një histori e gjatë.”
Sipas kritikëve, videoja duket se tallet me një konflikt familjar që prej kohësh është bërë publik dhe ka thelluar ndarjen mes tij dhe prindërve, David dhe Victoria Beckham, të cilët thuhet se janë të “shkatërruar” nga situata.
Në video vihen re edhe detaje që kanë nxitur më shumë interpretime, si përdorimi i objekteve simbolike dhe letra të pahapura që sugjerojnë mungesë kontakti me familjen.
Ndërkohë, raportimet thonë se edhe vizita e motrës së tij 14-vjeçare, Harper, në shtëpinë e tij në Beverly Hills nuk përfundoi me takim, pasi ai nuk ndodhej aty në atë moment.
Burime pranë familjes Beckham kanë reaguar ashpër ndaj akuzave se Harper është përdorur në mënyrë të qëllimshme, duke i quajtur ato të padrejta ndaj një vajze të mitur që thjesht “i mungon vëllai”.
Tensionet mes Brooklyn dhe familjes së tij vazhdojnë të jenë publike prej kohësh, ndërsa ai më herët ka deklaruar se kërkon “qetësi, privatësi dhe një jetë normale”, duke kritikuar mënyrën se si familja e tij menaxhon imazhin publik.

