Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”
Edmond Lajçi, i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella, ka kërkuar falje gjatë deklarimit të tij, duke thënë se nuk ka qenë në gjendje të vetëdijshme gjatë ngjarjes.
“Dua t’i kërkoj falje të sinqertë familjes, kam qenë nën ndikimin e barnave, nuk kam qenë vetvetja. Ju kërkoj falje juve dhe krejtve këtu, si dhe fëmijëve”, tha Lajçi.
Rasti i tij po trajtohet në Gjykatën Supreme, pasi më parë është dënuar në shkallë të parë dhe të dytë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë.
Më herët, vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpati foli para Gjykatës Supreme në seancën ndaj Edmond Lajçit, i dënuar në shkallë të parë dhe të dytë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Gjatë seancës, vëllai i Ukellës shprehu dhimbjen e vazhdueshme pas humbjes së motrës, duke kërkuar burgim të përjetëshëm për Edmond Lajçin.

