34-vjeçari nga Ferizaj gjen një portofol me para, i dorëzon në polici
Qytetari nga Ferizaj, F.Abazi ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” të këtij qyteti.
Sipas policisë, menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor, ku edhe është paraqitur 24-vjeçari nga Shtimja, të cilit i kishte humbur portofili.
“Sot, më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj”.
“Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj. Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/

