75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 19 Qershor 2026 / KV

Tentoi t’i fusë marihuanë të burgosurit në Dubravë, arrestohet vizitori

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se tentoi t’i dërgonte lëndë narkotike një të burgosuri gjatë vizitës, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 qershor 2026, rreth orës 14:45, në sallën e vizitave të Qendrës Korrektuese në Dubravë të Istogut.

Oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta ndërmjet një të burgosuri dhe një vizitori. Gjatë kontrollit të kryer te i burgosuri, janë gjetur dhe konfiskuar 10 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, për të cilën dyshohet se ishte sjellë nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale “Blerje, posedim i paautorizuar i narkotikëve”./IndeksOnline/