50 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 50 aksidente trafiku, ku prej tyre 28 me të lënduar dhe 22 me dëme materiale.
Po ashtu në këtë interval kohor janë shqiptuar 2064 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.
17 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbatje dhe 4 në vuajte të dënimit./Indeksonline/

