75 Mall Live Search
09:41 / E Premte, 19 Qershor 2026 / OSH

“Nga toka drejt tapetit perfekt”, publikohen pamjet nga punimet në “Air Albania”

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej disa ditësh punimet intensive në stadiumin “Air Albania”.

Një investim ky, që vjen në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U21, që do të zhvillohet në vitin 2027, ku Shqipëria është një prej dy vendeve organizatore.

Një video e publikuar së fundmi nga “Qendra Stërvitore Kuq e Zi”, shihet që puna vazhdon ende, duke u marrë shumë me aspektin e tapetit. Sistemi i “ujitjes”, por edhe pjesa tjetër e fushës do të jetë në kushtet optimale, e gatshme për të mirëpritur një kompeticion madhor si Kampionati Europian në fjalë.