Vidhet arka me para nga një xhami në Deçan
Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Isniq të Deçanit, ku persona të panjohur kanë vjedhur arkën me para nga xhamia e fshatit, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë, rasti është denoncuar më 18 qershor 2026 rreth orës 11:30 nga ankuesi, i cili ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në objektin fetar dhe kanë marrë arkën ku ruheshin paratë.
Shuma e parave të vjedhura ende nuk është bërë e ditur.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/
Foto: Arkiv

