Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla ka pasur një porosi për partitë opozitare.
Ajo thotë se opozita do të bënte mirë që të mos vendoste kushte.
”Opozita është mirë mos me vendos kushte sepse ato janë parakusht i keq për negociata. Qytetari i Kosovës është ai që vendos, nuk jemi ne as unë as opozita”, ka thënë Gërvalla.

