75 Mall Live Search
12:50 / E Premte, 19 Qershor 2026 / Z S

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti, sipas një njoftimi të publikuar, ku është bërë e ditur se çështja është diskutuar edhe në takimin e fundit të kryetarit Albin Kurti me përfaqësues të qendrave të partisë.

Gjatë mbledhjes, Kurti ka falënderuar strukturat e VV-së për angazhimin e tyre në fushatën zgjedhore dhe në ditën e votimit, duke vlerësuar punën e tyre si vendimtare për rezultatet e arritura, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit, ai ka theksuar se “energjia, përgjegjësia dhe puna e treguar nga qendrat e Lëvizjes kanë qenë vendimtare për fitoren e madhe e të përsëritur”.

Postimi i plotw:

Mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Dje, në zyrën tonë është mbajtur mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, koordinatori i qendrave Salih Zyba.

Kryeministri Albin Kurti i falënderoi qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për angazhimin dhe punën e palodhshme gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Energjia, përgjegjësia dhe puna e treguar nga qendrat e Lëvizjes, kanë qenë vendimtare për fitoren tonë të madhe e të përsëritur.

Në këtë mbledhje, ndër të tjera, u diskutua për çështje të përgjithshme organizative dhe për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti.