Ardit Nika largohet nga Prishtina
Prishtina ka ndarë rrugët me portierin Ardit Nika.
Sipas njoftimit të klubit, kjo është bërë me marrëveshje të dyanshme, shkruan IndeksOnline.
Nika ishte pjesë e Prishtinës që nga viti 2021, ku arriti të fitojë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Ardit Nika.
Gardiani 28-vjeçar ishte pjesë e bardhekaltërve që nga viti 2021, duke dhënë kontribut të rëndësishëm gjatë pesë sezoneve të kaluara me fanellën e klubit tonë.
Gjatë periudhës së tij te Prishtina, Nika ishte pjesë e skuadrës që arriti të fitojë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës, duke ndarë me klubin momente të rëndësishme suksesi.
FC Prishtina e falënderon Ardit Nikën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij./IndeksOnline/

