Lëndohet Raphinha, rrezikon të humbas Botërorin
Futbollisti i Brazilit, Raphinha, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Haitit.
Ai është detyruar të largohet nga fusha qysh në pjesën e parë, duke ngritur shqetësime serioze te Brazili, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se ai ka pësuar një lëndim në kofshë, dhe si pasoj mund të humbas ndeshjet e radhës në Kupën e Botës.
Një lëndim i tillë do të duhej të rikuperohej për një deri dy javë nëse nuk është serioz, por në rastin më të keq mund të mungoj 3-6 muaj.
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, pas ndeshjes me Haitin tha se do të duhet të presin ekzaminimet mjekësore.
“Duhet t’i presim ekzaminimet. Është herët për të thënë se sa serioz është dëmtimi. Shpresojmë të mos jetë asgjë e rëndë”, deklaroi trajneri italian.
Brazili fitoi 3-0 ndaj Haitit, dhe me 4 pikë me shumë gjasë ka siguruar fazën e eliminimit direkt./IndeksOnline/

