75 Mall Live Search
11:14 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / Gj Sh

Rregulli i ri i FIFA-s, jepet kartoni i parë i kuq në Kupën e Botës për mbulimin e gojës

FIFA ka vendosur disa rregulla të reja në Kupën e Botës, 2026, e njëra prej tyre është se nëse një futbollist i drejtohet kundërshtarit duke mbuluar gojën, do të ndeshkohet me karton të kuq.

Kjo rregull u zbatua mbrëmë, kur futbollisti i Paraguait, Miguel Almiron u ndeshkua me karton të kuq, në ndeshjen ndaj Turqisë, shkruan IndeksOnline.

Almiron u përfshi në një përplasje verbale me mbrojtësin Mert Müldür.

Gjatë debatit në fushë, ai u pa duke mbuluar gojën me dorë, një veprim që sipas rregullores së re të FIFA-s konsiderohet shkelje disiplinore, pasi pengon verifikimin e mundshëm të sjelljeve apo fjalëve të pahijshme përmes leximit të buzëve.

Pas ndërhyrjes së sistemit VAR, gjyqtari vendosi ndëshkimin maksimal: karton të kuq direkt për futbollistin paraguajan. Vendimi u mor pak para përfundimit të pjesës së parë, në një ndeshje ku Paraguai ishte në avantazh minimal 1–0.

Rregulli i ri i FIFA-s është futur për të rritur transparencën në fushë dhe për të parandaluar sjellje të mundshme diskriminuese apo fyese gjatë përplasjeve mes lojtarëve.

Megjithatë, vendimi ndaj Almiron ka hapur debat të gjerë mes tifozëve dhe ekspertëve të futbollit, disa prej të cilëve e konsiderojnë masën tepër të ashpër dhe të diskutueshme./IndeksOnline/