75 Mall Live Search
12:40 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / Gj Sh

Kupa e Botës: Katër ndeshjet e radhës janë spektakolare

Botërori 2026 vazhdon të dhurojë emocione të mëdha dhe dita e sotme premton një tjetër maratonë futbolli me katër përballje mjaft interesante në grupet E dhe F.

Spektakli nis nga ora 19:00, kur Holanda do të kërkoj fitoren e parë në Kupën e Botës, derisa do të përballet me kombëtaren e Suedisë, shkruan IndeksOnline.

Radha është për Gjermaninë, e cila pas fitores ndaj Kurasaos, kërkon tre pikë ndaj Bregut të Fildisht, e cila po ashtu ka tre pikë, ndeshje e cila nis nga ora 22:00.

Nga ora 02:00 pas mesnate, Ecuadori do të përballet me Kurasaon, ndërsa Tunisia dhe Japonia përbelln mes vete nga ora 06:00./IndeksOnline/