75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / Gj Sh

Theu rekordin e Giroud, sulmuesi francez i dëgon mesazh Mbappes

Kylian Mbappe ka hyrë në histori të kombëtares franceze, duke u bërë golashenuesi më i mirë.

Me dy golat e shënuar ndaj Senegalit, Mbappe arriti shifren prej 58 golave, duke kaluar Olivier Giroud, i cili e mbajti rekordin për tre vite e gjysmë, me 57 gola, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi i Lille, ka folur për rekordin e thyer nga 26-vjeçari, derisa thotë se i ka dërguar atij një mesazh urime, derisa i ka kërkuar të mos harroj premtimin që i ka bërë.

“I dërgova një mesazh Kylian Mbappe-s menjëherë pas fitores së Francës ndaj Senegalit kur ai theu rekordin tim për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Les Bleus me 58 gola.

I shkrova: ‘Urime vëlla, jam shumë i lumtur për ty. Epo, e mbajta rekordin për tre vjet e gjysmë dhe ishte fantastike – por tani është i yti dhe duhet të kthehesh përsëri… oh, dhe vëlla, mos harro të më ruash fanellën tënde!’.

Kylian më kishte premtuar tashmë se do të më jepte fanellën që mbante veshur kur e kaloi totalin tim dhe do ta kërkoj përsëri kur të flas me të.”, ka deklaruar Giroud./IndeksOnline/