75 Mall Live Search
16:24 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / MSH1

Vetaksidentohet një kamion, në rrugën Barilevë-Prugovc

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në rrugën Barilevë-Prugovc.

Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi automjet, duke përfunduar jashtë rrugës, raporton IndeksOnline.

Me ndihmën e auto-bartjes, kamioni u nxor nga gropa që ishte buzë rrugës.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.