Japonia “shkatërron” Tunizinë në ndeshjen e 1000-të në Botëror
Një tjetër fitore e thellë erdhi në grupin F.
Pas Holandës, edhe Japonia arriti të shkatërronte Tunizinë me rezultat 0-4, duke e dërguar në shtëpi kombëtaren afrikane.
Kjo ndeshje ishte dhe 1000-ta në Kampionatin Botëror.
Golat u realizuan nga Kamada, Ito dhe dy gola nga Ayase Ueda.
Japonia, në ndeshjen e radhës përballet me Suedinë, ndërsa Tunizia me Holandën./IndeksOnline/

