Curaçao arrin pikën historike në Botëror, barazon me Ekuadorin
Curaçao ka shkruar historinë në këtë Kampionatin Botëror.
Kjo për shkak se ata morën pikën historike pas barazimit 0-0 me Ekuadorin, duke u bërë shteti me popullsinë më të vogël që arrin këtë gjë në Botëror.
Këtij barazimi iu gëzua Gjermania, për shkak se “Die Mannschaft” siguruan matematikisht kualifikimin në fazën tjetër për herë të parë që nga viti 2014 ku dhe e fituan.
Curaçao, ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Bregut të Fildishtë, ndërsa Ekuadori kundër Gjermanisë./IndeksOnline/

