75 Mall Live Search
11:56 / E Diele, 21 Qershor 2026 / b l

Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Paraditen e kësaj të diele, një 11-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në Durrës teksa po lahej në det.

Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes, shkruan Abcnewsalbania.

“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njoftoi Policia shqiptare.