75 Mall Live Search
12:44 / E Diele, 21 Qershor 2026 / b l

Rita Ora nis zyrtarisht turneun e saj veror, në gusht vjen në Ohër

Rita Ora ka nisur zyrtarisht turneun e saj veror me një performancë në festivalin e njohur britanik Isle of Ëight Festival, duke shënuar koncertin e parë të këtij sezoni.

Ylli shqiptar me famë botërore kishte konfirmuar zyrtarisht datat e turneut të saj veror për vitin 2026, duke zbuluar festivalet dhe qytetet ku do të performojë gjatë muajve të ardhshëm.

Mes datave të publikuara, vëmendje të veçantë për fansat shqiptarë ka tërhequr konfirmimi i koncertit të saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, i cili do të mbahet më 1 gusht në kuadër të “Ohrid Summer Festival”.