75 Mall Live Search
16:36 / E Diele, 21 Qershor 2026 / F.R

Një i lënduar nga aksidenti në mes tri veturave në Krushevë të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës, ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për IndeksOnline a ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas tij, ngjarja është regjistruar rreth orës 12:30, ndërsa i lënduari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Gjendja shëndetësore e personit të lënduar nuk është bërë ende e ditur, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.