75 Mall Live Search
19:12 / E Diele, 21 Qershor 2026 / F.R

Aksident në Orllan të Podujevës, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Orllan të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.