75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 21 Qershor 2026 / G T

Barazimi ndaj Kepit të Gjelbër, Spanja “shfryhet” te Arabia… fitojnë thellë djelmoshat e De La Fuentes

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Arabisë Saudite, në xhiron e dytë të Grupit H në Kupën e Botës.

Serinë e golave në këtë ndeshje e nisi anësori, Lamine Yamal, shkruan Indeksonline

Më pas, me dy gola të shpejt erdhi sulmuesi Mikel Oyarzabal, i cili ishte edhe asistuesi te shënimi i Lamine.

Golin e fundit, e shënoi lojtari i Arabisë, në portën e tij (autogol), Tambakti.

Me këtë fitore, Spanja shkon në kuotën e katër pikëve në pozitën e parë. Ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Uruguait./Indeksonline/