Askush si Oriola, sjell një tjetër paraqitje plot stil
Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi, ka ndarë së fundmi në Instagram një foto ku shfaqet në një selfie para pasqyrës, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me stilin e saj elegant dhe paraqitjen e kuruar.
Në postim, ajo shfaqet me një fustan të gjatë me prerje dhe detaje të veçanta në pjesën e shpinës, shkruan Indeksonline.
Fotografia ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, duke u veçuar për estetikën dhe stilin e saj të veçantë.
Marashi njihet për aktivitetin e saj si modele dhe influencuese në rrjetet sociale, ku shpesh ndan përmbajtje që lidhet me modën dhe stilin personal./Indeksonline/


