75 Mall Live Search
10:14 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / OSH

Dronët ukrainas përsëri mbi Moskë

Moska rrëzoi dhjetëra dronë në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe pezulloi përkohësisht fluturimet në aeroporte, thanë autoritetet lokale, vetëm disa ditë pasi Ukraina sulmoi përsëri një rafineri nafte në kryeqytetin rus.

Pothuajse 60 dronë të dërguar drejt Moskës u rrëzuan, shkroi kryebashkiaku Sergey Sobyanin në Telegram. Sobjanin nuk dha detaje të mëtejshme, duke shtuar se shërbimet e emergjencës u dërguan në zonat ku u rrëzuan dronët.

Aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo, si dhe Zhukovsky pranë kryeqytetit, pezulluan fluturimet, megjithëse fluturimet rifilluan më vonë, tha veçmas organi i kontrollit të trafikut ajror./Indeksonline/