75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / Z S

Kryeziu: Qeveria nuk duhet të vendosë e vetme për gazin, projekti prek sigurinë energjetike dhe raportet me SHBA-në

Ismet Kryeziu nga KDI, ka shkruar në lidhje me gazin natyral dhe kundërshtimet që ky projekt po i merr nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pavarësisht legjitimitetit që buron nga vota, asnjë qeveri nuk duhet të marrë e vetme vendime që mund të përcaktojnë orientimin energjetik, ekonomik dhe strategjik të vendit për dekada.

Postimi i plotë:

Pavarësisht legjitimitetit që buron nga vota, asnjë qeveri nuk duhet të marrë e vetme vendime që mund të përcaktojnë orientimin energjetik, ekonomik dhe strategjik të vendit për dekada.

Investimi strategjik në sektorin e gazit nga kompani amerikane nuk është thjesht një projekt ekonomik. Ai prek sigurinë energjetike të Kosovës, zhvillimin afatgjatë ekonomik, sigurinë kombëtare, përfshirjen e vendit në iniciativa rajonale dhe partneritetin strategjik me SHBA-në.

Pikërisht për shkak të kësaj rëndësie, një vendim i tillë nuk duhet të kalojë pa debat të gjerë publik, pa transparencë të plotë dhe pa përfshirjen e komunitetit të biznesit, ekspertëve të fushës, shoqërisë civile, partive politike dhe aktorëve të tjerë relevantë.